Natë “kritike” për VV-në dhe Albin Kurtin.
Kur kanë mbetur disa orë para fillimit të seancës për zgjedhjen e kryeparlamentarit, partia fituese e zgjedhjeve duket se ka humbur një votë.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Emilia Redzepi nuk do të votojë kandidatin e propozuar nga Vetëvendosje.
Redzepi është indinjuar nga marrëveshja e sotme e Kurtit që ka arritur me Duda Baljen të cilës thuhet se i ka premtuar postin e ministres.
Ka kontaktuar Redzepin për këtë vendim të befasishëm të cilin ajo nuk e ka mohuar.
“Ka diçka në këtë. Nesër e shihni më mirë” ka thënë ajo për Indeksonline.
Në rast se Redzepi e partisë boshnjake nuk e voton, Kurti në asnjë matematikë nuk do të mund të zgjedhë nesër kryeparlamentarin e ri.