Emi Martinez përlotet në ndeshjen e fundit të Aston Villas, shihet si lamtumirë pas tri ofertave të marra

Portieri argjentinas, Emiliano Martinez nuk arriti t’i mbajë lotët në ‘Villa Park’ pas fitores 2-0 të Aston Villas ndaj Tottenham Hotspur, duke bërë mediat që ta cilësojnë si një lamtumirë nga klubi anglez.

Sipas gazetarit argjentinas Gaston Edul, përlotja e Martinez ndodh sepse portieri ka një shans të fortë për t’u larguar në afatin kalimtar të verës.

Martinez ka një ofertë të madhe nga një klub i Arabisë Saudite dhe gjithashtu dy oferta fitimprurëse nga klube të mëdha evropiane.

Ai ka të ngjarë ta refuzojë ofertën e Arabisë Saudite për arsye sportive dhe gjithashtu sepse dëshiron të qëndrojë pranë skuadrës argjentinase për Kupën e Botës FIFA 2026.

Aston Villa gjithashtu do të detyrohet ta shesë atë nëse nuk arrin të kualifikohet për Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm pas shpenzimeve të mëdha këtë edicion.

Ndryshe, Martinez ka bërë 211 paraqitje për Aston Villan në karrierën e tij, duke mbajtur portën e paprekur në 69 raste gjatë tetë viteve te klubi anglez. /Telegrafi/