Emërimi i Këshillit Drejtues të Teatrit, Nushi: 5 prej 7 anëtarëve janë njerëz të VV-së

Aktivisti i PSD-së, Nol Nushi, e ka kritikuar vendimin e Ministrit të Kulturës, Hajrulla Çeku, për emërimin e Këshillit Drejtues të Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Ai ka thënë se VV-ja po e vazhdon traditën e punësimit të njerëzve të saj nëpër institucione publike.

“Tradita vazhdon, 5 prej 7 anetareve te Bordit te Teatrit Kombetar jane njerez qe publikisht jane me Partine Vetevendosje!”, ka shkruar ai në profilin e tij në “Facebook”.