Zëvendësdrejtori për rajonin e Veriut, Veton Elshani sot në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova ka folur në lidhjem e rrugët ilegale në veri.
Ai është shprehur se policia kufitare ka mbyllur me dhjetëra rrugë të tilla dhe sipas tij edhe nëse hapen, ata do t’i mbulojnë me mënyra tjera të patrullimit, përcjell Klankosova.tv.
“Ne mund të themi që situata e sigurisë në veri të vendit është e qetë, është stabile, është delikate dhe vazhdon të mbetet delikate, por jemi gjithkund, policia kufitare me njësitë e veta të specializuara është në zonat kufitare, KFOR-i është këtu, ne jemi këtu”.
“Policia kufitare ka mbyllur disa rrugë, me dhjetëra rrugë ilegale, ato kanë qenë të hapura për 24 vjet, kështuqë nuk është ndonjë problem që ato rrugë edhe nëse hapen ato, ne i mbulojmë me mënyra tjera të patrullimit”, u shpreh tutje ai./Klankosova.tv