Ellis: Nuk u vërtetua se Krasniqi ka pasur përgjegjësinë kryesore për komunikatat

Aiden Ellis i cili përfaqëson Jakup Krasniqin ka thënë se sipas provave nuk është vërtetuar se klienti i tij ka pasur përgjegjësinë kryesore për komunikatat.

Sipas mbrojtjes, në dosjen e Prokurorisë thuhet se Krasniqi ka pasur përgjegjësi parësore për komunikatat dhe se ishte hartues e redaktorë i tyre.

“Nuk është vërtetuar asnjëherë që z. Krasniqi e ka pasur përgjegjësinë kryesore për komunikatat. Unë do të përfundojë duke thënë se paragrafi 554 i dosjes së Prokurorisë është një shembull i çartë i mënyrave se si ka dështuar Prokuroria”, tha Ellis.

Me kas përfundoi seanca e sotme por jo edhe deklarata përmbyllëse e mbrojtjes së Krasniqit.

Krasniqi i përfaqësuar përmes mbrojtjes së tij ka edhe një orë e gjysmë për të përfunduar deklaratën e tij përmbyllëse e cikla do të përfundojë të hënën me 16 shkurt 2026.

Fjala përmbyllëse e Prokurorisë filloi të hënën e 9 shkurtit 2026, dhe përfundoi një ditë më pas, më 10 shkurt, ku kryeprokurorja e specializuar, Kimberly West, kërkoi dënim unik me nga 45 vjet burgim për secilin nga katër të akuzuarit. Po më 10 shkurt u dha fjala përfundimtare edhe nga mbrojtësi i viktimave, Simon Laws.