Elkann “zbret në fushë”. Shpërblim i majmë për Juventusin, po arriti në çerekfinale

John Elkann zbret në fushë. Dhe e bën këtë për të motivuar futbollistët e Juventusit, që të shkojnë sa më larg të jetë e mundur gjatë Kupës së Botës për Klube. Sipas “Tuttosport”, pronari i bardhezinjve ka premtuar shpërblim në rast të kalimit të turit (1/8 finale) kundër Real Madridit.

Një bonus prej një milion eurosh, ose e thënë ndryshe rreth 30 mijë euro për kokë. Shumë joshëse, që ndoshta mund të rritet nëse arrihet kalimi në çerekfinale, me synim gjysmëfinalet e Kupës së Botës për Klube.

The post Elkann “zbret në fushë”. Shpërblim i majmë për Juventusin, po arriti në çerekfinale appeared first on Telesport.