Elkann në darkën e Krishtlindjes: “Jemi një familje, objektivi është të rikthehemi te trofetë”

Familja dhe rikthimi te fitimi i trofeve. Këto janë dy konceptet kryesore të shprehura nga John Elkann, president i Juventusit, i cili foli para skuadrës bardhezi gjatë darkës së Krishtlindjes të mbajtur në “J Museum”: “Është bukur të jemi këtu bashkë, të gjithë jemi pjesë e një familjeje të madhe. Jemi këtu, në muzeun tonë, që feston historinë e Juventusit. Është e rëndësishme që ta njihni, sepse sot jeni pjesë e saj”.

Gjatë fjalimit, Elkann deshi edhe një herë të shuajë zërat për një shitje të mundshme të klubit, duke theksuar identitetin dhe ADN-në bardhezi: “Po bëheni një grup, një skuadër gjithnjë e më e fortë dhe secili prej jush është i rëndësishëm që Juventusi, i bashkuar, skuadër dhe shoqëri, të rikthehet te fitoret. Sepse fitorja është shprehje e asaj që bëni së bashku çdo ditë”. Ai falënderoi stafin, skuadrën, kapitenin, trajnerin, drejtuesit dhe familjet e pranishme.

Pak ditë më parë, “Exor” refuzoi ofertën prej 1.1 miliardë eurosh nga “Tether” për blerjen 100% të klubit. “Si familje vazhdojmë ta mbështesim skuadrën dhe të shohim nga e ardhmja… Juventusi, historia dhe vlerat tona nuk janë në shitje”, – tha Elkann, duke mohuar edhe zërat për një blerës nga Arabia.

The post Elkann në darkën e Krishtlindjes: “Jemi një familje, objektivi është të rikthehemi te trofetë” appeared first on Telesport.