Në fillim të vitit 2026, Juventusi rinovoi kontratën e talentit Kenan Yildiz deri më 2030, duke rikonfirmuar angazhimin për zhvillimin e lojtarëve premtues. John Elkann thekson se “Exor” mbetet pronar krenar i klubit, duke vijuar lidhjen mbi një shekullore me familjen “Agnelli”.
“Mbetemi plotësisht të angazhuar për të mbështetur suksesin sportiv dhe financiar të Juventusit…, kemi të ardhme të ndritur përpara nesh, – deklaron ai, duke cituar edhe Omar Sivorin: – Këtu duhet gjithmonë të luftosh…, Juve nuk dorëzohet kurrë”.
Elkann pranon se vitet e fundit kanë qenë të vështira për shkak të presioneve të brendshme dhe të jashtme, por klubi ka marrë përgjegjësi dhe ka rikthyer stabilitetin pas çështjeve ligjore. Viti 2025 u fokusua në ndërtimin e bazave të qëndrueshme, përfshirë një rritje kapitali prej rreth 100 milionë eurosh dhe ndryshime në drejtim.
Në aspektin sportiv, skuadra e femrave fitoi Serie A dhe Kupën e Italisë, si edhe Superkupën 2026. Skuadra e meshkujve përmirësoi formën pas ardhjes së Luciano Spalletti. Të ardhurat u rritën me 34% (530 mln €), ndërsa humbjet ranë në 58 mln €.
The post Elkann: Jemi plotësisht të angazhuar për suksesin sportiv dhe financiar të Juventusit appeared first on Telesport.









