Elita 5 fiton edicionin 22-të të “Netët e Klipit Shqiptar”

Grupi i njohur i muzikës shqiptare, Elita 5, ka fituar edicionin e 22-të të “Netët e Klipit Shqiptar” me këngën “Natën e Mirë”.

Kjo në një prej eventeve më të rëndësishme të muzikës dhe videoklipit në hapësirën shqiptare.

Vokalisti i grupit, Arif Ziberi, falënderoi jurinë dhe vlerësoi publikun shqiptar pas marrjes së çmimit të madh, i përbërë nga plot 7 kupa për arritje të ndryshme teknike-profesionale.

“Natën e mirë’ ka qenë një projekt i realizuar shpejt. Ka qenë një këngë dhe mund shumë i madh për grupin tonë. Falënderoj publikun e mrekullueshëm që na përkrah për mbi 35 vite. Derisa të jenë ata do të jetë edhe grupi Elita 5”, tha Ziberi.

Mbrëmja ofroi emocione të forta dhe performanca nga salla e Teatrit të Operës dhe Baletit në TIranë. Kjo ishte hera e parë pas shtatë vitesh që shfaqja u rikthye në kryeqytetin shqiptar, pas disa realizimeve në Ulqin.

Çmimet e dhëna në natën finale të edicionit të 22-të “Netët e Klipit Shqiptar”:

Klipi më i mirë në të gjithë komponentët: “Natën e mirë” nga Elita 5

Produksioni Deliart: Aurel Thellimi

Grafika më e mirë në klip: Pinkmoon për “Putain” nga Dafina Zeqiri ft. Vig Poppa

Klipi më i mirë baladë: “Vëlla” nga Silva Gunbardhi

Debutuesi më i mirë: Luna Çausholli me “Dielli të më shohë”

Klipi më i mirë urban: “E premte” nga Orgesa Zaimi

Kamera më e mirë: MVC Production për “A ka njeri” nga Hazy ft. Klodian Kodra

Muzika qytetare: “Të kam dashur” nga Ertila Koka

Interpretuesi më i mirë: Mateus Frroku me “Me raki”

Klipi më i mirë rok: “Tëisted” nga Rool

Montazhi më i mirë në klip: Daniel Joveski për “Natën e mirë” nga Elita 5

Çmimi i publikut: Rina Januzi me “Ten Thousand Miles”

Dueti më i mirë në klip: Gena & Mimoza Shkodra me “Tradhtia”

Fabula më e mirë në klip: “Paja e nusnis” nga Fatjeta Barbullushi

Regjia më e mirë në klip: Emiljo Leka për “Ti m’ke braktis” nga Big Basta & Lyrical Son & MC Kresha

Best Influencer: Arkimed Lushaj (Stresi)

Interpretuesja më e mirë në klip: Marsela Çibukaj me “As engjëll, as dreq”

Produksioni më i mirë në klip: Fullmoon Production për “Romanca” nga Bardhi & Melinda. /Telegrafi/