Skenës muzikore shqiptare i është shtuar edhe një bashkëpunim i ri.
Elinel, Melinda Ademi, Muharrem Ahmeti dhe Muma kanë publikuar projektin e tyre më të ri muzikor të titulluar “Lej”.
Kënga bashkon katër artistë të njohur të zhanreve të ndryshme, duke sjellë një kombinim të ri të ritmit dhe interpretimeve që pritet të tërheqë vëmendjen e publikut.
Projekti është realizuar nga Cricket Music, që mban edhe meritën për produksionin dhe beat-in e këngës.
Teksti është shkruar nga Elinel dhe Muma, derisa videoklipi është realizuar nga Endrit Mars.
“Lej” është publikuar në platformat muzikore dhe në YouTube, ku tashmë ka nisur të marrë reagimet e para nga fansat e artistëve.
Me këtë projekt, katërshja synon të sjellë një tjetër hit në tregun muzikor shqiptar, duke bashkuar energjinë, stilin dhe eksperiencën e secilit prej tyre në një këngë të vetme.
youtube.com/watch?v=qDVq218KDw0&time_continue=9&source_ve_path=NzY3NTg&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Felinel-melinda-muharremi-dhe-muma-publikojne-bashkepunimin-e-ri-lej%2F&embeds_referring_origin=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com








