Elezi: Sot fillon numërimi i votave me kusht dhe votat e personave me aftësi të kufizuara

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se në QNR po vazhdon numërimi i votave nga votimi përmes postës.

Ai tha se planifikojnë që sot të vazhdojnë me numërimin e votave me kusht dhe votave të personave me aftësi të kufizuara.

Bëhet fjalë për rreth 12 mijë e 760 vota.

“Gjithashtu, gjatë ditës së sotme, po planifikojmë dhe po bëjmë përpjekje që të fillojmë me numërimin e në numërimin e fletëvotimeve që i takojnë votimit me kusht dhe fletëvotimeve nga votimi i personave me nevoja të veçanta. Sipas të dhënave preliminare, nga 57 vendvotime me kusht, në 38 komuna të vendit, në përgjithësi janë evidentuar në sistem mbi 9,900 votues të regjistruar për të votuar me kusht, ndërkaq, numri i votuesve të regjistruar në programin e votimit të personave me nevoja të veçanta ka qenë 2,860.”, tha Elezi.