25 subjekte politike kanë dorëzuar aplikimin për certifikim si dhe listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 6 tetor.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një konference për media, Valmir Elezi, zëdhënësi i KQZ-së.
Sipas tij në mesin e tyre janë 20 parti politike, 4 koalicione dhe një kandidatë i pavarur.
Sipas tij listat e kandidatëve për deputetë do të publikohen pas procesit të certifikimit nga ana e KQZ-së.