Kandidati i AAK-së për kryetar të Klinës, Zenun Elezaj ka shfrytëzuar të drejtën e votës, derisa ka uruar që kjo të jetë një ditë e qetë.
Ai u shpreh se gjithashtu uron që ky proces zgjedhor të shkojë ashtu siç duhet, përcjell Klankosova.tv.
“Uroj që të jetë ditë e qetë, procesi zgjedhor të shkojë ashtu siç duhet dhe në fund të fundit qytetarët e kanë të drejtën ta përzgjedhin atë që dëshirojnë dhe ta votojnë atë që ata mendojnë që përfaqëson interesat e tyre”.
“Te jetë një ditë e qetë dhe në fund të ditës le të festojë ai që e ka mbështetjen qytetare të Klinës”, u shpreh ai./Klankosova.tv
The post Elezaj hedh votën: Uroj që të jetë ditë e qetë dhe procesi zgjedhor të shkojë siç duhet (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.










