Zenun Elezaj i AAK-së tashmë ka dalë të festojë pasi exit pollet e qesin fitues në garën për kryetar të Klinës.
“Faleminderit shumë të gjithë qytetarëve të Klinës për besimin që na kanë dhënë për t’iu shërbyer katër vitet e ardhshme, pa dallim, për të gjithë qytetarët e Klinës, ashtu siç kemi shërbyer tetë vite deri më tani”, ka thënë Elezaj për Klan Kosovën.
“Do të vazhdojmë të punojmë për interesat e të gjithë qytetarëve të Klinës. Uroj për këto zgjedhje, uroj për mbarëvajtjen e procesit”.
“Qytetarëve iu preferoj që t’i vazhdojnë festat në shtëpi”.
The post Elezaj del të festojë në Klinë, Exit Polli e nxori fitues appeared first on Klan Kosova.










