Elezaj: Beteja e Loxhës ishte gjithëpopullore – nuk është ashtu siç flitet për Tahir Zemën

Ish-luftëtari i betejës së Loxhës, Smajl Elezaj ka rrëfyer në Sytë 7 në Klan Kosova se si nisi beteja.

“Në ora 3 të mëngjesit kemi mbërri dhe në ora 06:00 ka ndodhur sulmi. Ne jemi inkuadruar drejtpërdrejt në luftë tërë ditën, humbje jemi pasur natyrisht dhe kemi qenë të lodhur nga rruga”.

Elezaj tregoj për humbjes që kishin në njësitin e tij që përbëhej prej 20 personave e në mesin e tyre ishte edhe një 17 vjeçar.

“Bashkëluftëtari ynë Binak Dinaj ka humbë krahun atë ditë, një tjetër është plagosur me snajper, dy të tjerë janë plagosur me granatë. Një 17 vjeçar e kam liru pasi kam besu që nuk kemi me mujt me përfunduar betejën dhe e kurseva pasi ja njofsha edhe babën e largova prej betejës”.

“Ata sulmuan në të dyja anët dhe ne u ballafaquam me ta kështu filloi lufta. Nuk dimë kurgjo në lidhje me organizimin, ne kishim informacion se është armatos fshati dhe rrugës për Gllogjan e takuam Shkelzen Haradinajn e kërkuam Ramushin por na tha që nuk është aty, teksa na informuar që një ditë më parë Shesheli ka qenë në vizitë dhe është vra një djalë nga Loxha që quhej Tahir Shala dhe se ka mundësi që nesër të sulmohet Loxha”.

Elezaj mes tjerash foli edhe pjesëmarrjen e Tahir Zemës në betejën e Loxhës.

“Është fol shumë dhe janë bë gara mes vete mendoj të panevojshme, froni i luftës dhe beteja e Loxhës e 6 korrikut është fron gjithë popullor dhe e them me përgjegjësi të plotë sepse kam pa njerëz nga fshatra dhe vendbanime të ndryshme dhe moshave të ndryshme, ka pasur më shumë njerëz të pauniformë sesa me uniformë”.

“Jam informuar që pjesa me të cilën ata krenohen e kanë një aksident tek një familje serbe e nuk mund të flitet për betejë të madhe, më vjen keq për humbjet që kanë pasur por nuk ka qenë ashtu sic flitet”.

“Beteja ka zgjatë deri në ora 17:00 rreth 11 orë”.

Please follow and like us:
Pin Share
RSS
Follow by Email