Elegante dhe joshëse, Paris Jackson dhe Margaret Qualley marrin vëmendje në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Kanë

Paris Jackson tërhoqi vëmendjen në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Kanë me një fustan elegant kafe me një çarje të thellë deri në kofshë, duke zbuluar këmbët e saj të gjata dhe të tonifikuara.

Modelja dhe këngëtarja, vajza e ikonës Michael Jackson, e kombinoi pamjen me doreza elegante, aksesorë argjendi dhe taka të larta që shtonin edhe më shumë elegancën e saj.

Në të njëjtin event, edhe aktorja Margaret Qualley shkëlqeu me një fustan rozë të çelët me mëngë të gjera dhe fjongo të zezë, që theksonte thjeshtësinë dhe elegancën, shkruan DailyMail.

Me një grim të lehtë dhe flokë të mbledhura pas, ajo u paraqit me një stil më të përmbajtur, por po aq tërheqës.

Ato morën pjesë në premierën e komedisë së errët “Honey Don’t!”, e cila rrëfen historinë e një hetuese private në një qytet të vogël, e përfshirë në mistere të lidhura me një kishë sekrete.

Filmi, me regji nga Ethan Coen dhe Tricia Cooke, u prit me duartrokitje të gjata nga publiku.

Në këtë premierë morën pjesë edhe emra të njohur si Aubrey Plaza, në daljen e saj të parë në tapet të kuq pas vdekjes së bashkëshortit Jeff Baena, si dhe Charlie Day, Talia Ryder dhe Lera Abova.

Festivali i sivjetshëm i Kanës po zhvillohet në sfondin e tensioneve ndërkombëtare, pas njoftimit të Donald Trump për vendosjen e tarifave mbi filmat e huaj.

Organizatorët ndërkohë kanë vendosur rregulla të reja për veshjet në tapetin e kuq, duke ndaluar lakuriqësinë për të ruajtur “mirësjelljen”.

Si çdo vit, festivali mbetet një nga ngjarjet më të mëdha të botës së kinemasë, ku emra të njohur dhe debutues të talentuar konkurrojnë për Palmën e Artë dhe vëmendjen e botës. /Telegrafi/