Elche reziston vetëm 9 minuta, Lamine Yamal “shkund” rrjetën. Torres dyfishon (video)

Barcelona e ka nisur mjaft mirë takimin ndaj Elche, që po luhet në stadiumin olimpik të Katalonjës. Barcelona gjeti avantazhin që në minutën e 8-të me Lamine Yamal, pas asistit të Alejandro Balde.

Tre minuta më pas ishte Ferran Torres që dyfishoi shifrat, pas një asisti fantastik të Fermin Lopez. Pas humbjes në “El Clasico” javën e kaluar, Barcelona po reagon në mënyrën e duhur.

Pas fitores mbrëmë të Real Madridit 4-0 ndaj Valencia-s, për katalanasit sot nuk ka rrugë tjetër përveç tre pikëve, për të ruajtur diferencën -5 pikë nga vendi i parë.

SHIKOGOLAT

The post Elche reziston vetëm 9 minuta, Lamine Yamal “shkund” rrjetën. Torres dyfishon (video) appeared first on Telesport.