El Clasico për lojtarin e Romës! Cili klub do arrijë ta blejë?

Sipas raportimeve të talkSPORT, Real Madrid po monitoron nga afër mbrojtësin e krahut të Romës, Wesley, duke e konsideruar si një zgjidhje të mundshme afatgjatë për repartin defensiv.

Klubi madrilen po vlerëson disa profile të reja për të ardhmen, ndërsa 22-vjeçari brazilian është futur në listën e objektivave falë paraqitjeve të tij konstante.

Wesley ka lënë mbresa që nga mbërritja në Serie A, ku është përshtatur shpejt me intensitetin fizik dhe kërkesat taktike të kampionatit italian.

Paraqitjet e tij nuk kanë kaluar pa u vënë re, pasi përveç Real Madridit, edhe Barcelona po ndjek nga afër situatën e mbrojtësit brazilian, duke paralajmëruar një garë të fortë mes gjigantëve spanjollë.

The post El Clasico për lojtarin e Romës! Cili klub do arrijë ta blejë? appeared first on Telesport.