‘El Clasico’ i takon Real Madridit, Barcelona mposhtet në shtëpi (Video)

Skuadra e Real Madrid ka arritur që të fitojë ‘El Clasicon’ e luajtur në ‘Camp Nou’, duke mposhtur Barcelonën me rezultatin 1:3.

Kjo ishte një nga klasiket më interesante në vitet e fundit, me skuadrat që regjistruan numër të madh të rasteve për shënim.

Ishte vetëm minuta e pestë e ndeshjes kur Real Madrid zhbllokoi rezultatin me golin e shënuar nga Fede Valverde.

Barca reagoi shpejtë, duke gjetur golin me anë të Ansu Fati, i cili pranoi një asistim fantastik nga Jordi Alba.

Karim Benzema dhe Leo Messi mund të ndryshonin shifrat në pjesën e parë, po të mos ishte për Courtois e Neto.

Në pjesën e dytë, Real Madrid ishin më konkretizues sesa Barcelona.

Ishte momenti i minutës së 62’ ai që vendosi fatin e takimit, me Sergio Ramos që fitoi një penallti të cilën e konvertoi vet në gol.

Real Madrid pati edhe dy raste të mira shënimi deri në fund, me anë të Toni Kroos e Sergio Ramos, por Neto u tregua i vëmendshëm në të dy rastet.

Rezultatin final e vulosi ish lojtari më i mirë në botë, Luka Modric, i cili shënoi në minutën e 90’.

Real Madrid tashmë rrit diferencën me Barcelonën, duke shkuar në 13 pikë, me Barcelonën që mbetet në kuotën e shtatë pikëve (me një ndeshje më pak të luajtur).

https://www.youtube.com/watch?v=gi4YWIHBdZs