Lufta për tabelat rrugore në Shqipëri të jugut po vazhdon nga ekstresmitët grekë, të cilët kanë rrëzuar ato në fshatin Dhrovjan të Dropullit.
Përmes një postimi në Facebook, Arben Llalla e ka denoncuar rastin duke postuar edhe disa fotografi.
Postimi i plotë i tij:
Ekstremistët grekë rrëzojnë tabelat e reja në gjuhën shqipe dhe greqisht në fshatin Dhrovjan të Dropullit i cili banohet 100% nga pakica greke. Kanë qenë ekstremistët grekë që natën kanë rrëzuar tabelët e reja vetëm e vetëm përse gjuha shqipe është e para dhe zyrtare në këtë fshat të humbur të Finiqit. Për këtë ngjarje duket pyetur Vasilis nëse ka parë gjë…?