Ekstradohet nga Italia për në Kosovë i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor ILECU, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, më 28.01.2026 ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar F. V., nga Italia për në Kosovë.

I dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet italiane, pasi që ai kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, për veprat penale “falsifikim i dokumenteve” dhe “legalizim i përmbajtjes së rreme” dhe se ai i ishte shmangur drejtësisë.

Ekstradimi u realizua falë bashkëpunimit në mes të institucioneve të R. Kosovës dhe atyre italiane.

I dyshuari pas ekstradimit, iu është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë, për procedurat tjera ligjore.

“Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, do të vazhdojë me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare, me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale që ndërlidhen me hetimin e kryesve të veprave penale, si edhe aktivitete të tjera në gjurmimin, kapjen-arrestimin e personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit”.