Ekstradohet nga Gjermania në Kosovë i kërkuari për grabitje

Është ekstraduar nga Gjermania në Kosovë një i kërkuar me letër rreshtim ndërkombëtar.

I dyshuari ishte arrestuar nga autoritet Gjermane, pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, për veprën penale “Grabitje” dhe se i njëjti iu ishte shmangur drejtësisë.

Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari pas ekstradimit, u është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë rajoni i Mitrovicës për vazhdim me procedurat tjera ligjore.