Tre pjesëtarë organizatash kriminale janë ekstraduar nga Shqipëria drejt Italisë. Sipas asaj që bën të ditur Policia janë ekstraduar drejt Italisë tre persona të shpallur në kërkim, konkretisht:
-E. D., 40 vjeç, pasi akuzohet nga Gjykata e Breshias, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale;
-E. Zh., 41 vjeç, pasi akuzohet nga Gjykata e Breshias, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale;
-K. N., 33 vjeç, pasi akuzohet nga Gjykata e Milanos, për veprën penale “Vjedhja në rrethana rënduese”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.
“Në vijim të bashkëpunimit solid ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, u finalizuan në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar, të koduar “The Wanted”, procedurat për ekstradimin nga Shqipëria, në Itali, të shtetasve shqiptarë, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë: E. D., 40 vjeç, pasi akuzohet nga Gjykata e Breshias, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale; E. Zh., 41 vjeç, pasi akuzohet nga Gjykata e Breshias, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale; K. N., 33 vjeç, pasi akuzohet nga Gjykata e Milanos, për veprën penale “Vjedhja në rrethana rënduese”, kryer në kuadër të organizatës kriminale”, thuhet në njoftimin e Policisë.