Ekstradohen në ShBA dy kosovarët që dyshohen për mashtrim

Ambasada e Amerikës në Kosovë ka njoftuar se dy të dyshuarit për mashtrim, Ardit dhe Jetmir Kutleshi janë ekstraduar për në ShBA.

Sipas njoftimit të ambasadës dy të pandehurit janë ekstraduar sot për në ShBA për t’u përballur me drejtësinë.

Ambasada Amerikane ka falënderuar autoritetet kosovare për bashkëpunimin.

Falë koordinimit të shkëlqyer dypalësh sipas Traktatit të Ekstradimit SHBA-Kosovë, dy të pandehur janë ekstraduar në Shtetet e Bashkuara për t’u përballur me drejtësinë për gjoja viktimizimin e qytetarëve amerikanë. Ne e vlerësojmë shumë bashkëpunimin e vazhdueshëm të autoriteteve kosovare për të ndihmuar qeverinë e SHBA-së në këtë rast, gjë që forcon përpjekjet tona të përbashkëta për të mbajtur të sigurt Kosovën dhe Shtetet e Bashkuara.” – thuhet në njoftim.