“Eksportet, pagat, investimet…” – Muharremi ia analizon Kurtit mirazhin e progresit në fjalimin e djeshëm

Njohësi i ekonomisë, Shenoll Muharremi, ka reaguar me një sërë kritikash ndaj fjalimit të djeshëm të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, të mbajtur në mbledhjen e Këshillit të Lëvizjes Vetëvendosje. Muharremi analizoi disa nga përdredhjet e Kurtit në fushën ekonomisë, si pretendimi pë rritje të eksporteve, rritje të pagave, etj:

Postimi i Muharremit:

Çka u përmend, e çka u harru, në fjalimin gjatë të djeshëm të Albin Kurtit?

Maspari për energjinë!

Fjalimi me mbi 5,000 fjalë dhe 30,000 karaktere, por asnjë fjalë të vetme për krizën e energjisë. Asgjë për faturat që po i shkrijnë familjet. Bizneset po tregojnë që faturat po u vijnë 200% më të larta, po duket që kjo nuk është problem për pushtetin.

1. U tha që eksportet kanë kaluar 1 miliardë.

Po nuk u tha e nuk u përmend, u shmang fakti, që importet kanë kaluar 6 miliardë!

Deficiti tregtar është rritur nga 2.8 miliardë në mbi 5 miliardë euro gjatë mandatit të tij. Pra, eksporti është lajm, po importi, jo!

Viti 2024, Eksportet €941 milironë; Importet €6,33 milionë; Deficiti tregtar (humbjet) mallra -€5,391 milionë (€5,4 miliardë)

2. U tha që pagat janë rritur.

Po nuk u tha që inflacioni është rritur edhe më shumë!

Disa çmime të produkteve esenciale janë rritur deri 70%, ndërsa valët e reja të inflacionit po vazhdojnë, për shkak të keqmenaxhimit sidomos në sektor të energjisë.

3. U tha që investimet e huaja janë dyfishuar.

Po nuk u tha që mbi 60% janë thjesht blerje banesash nga diaspora!

Vetëm 1-2% shkojnë në prodhim, bujqësi apo teknologji. Asnjë investitor serioz ndërkombëtar nuk u përmend me emër. Ska fabrika. Ska industri. Vetëm tulla e beton.

4. U tha që media ka liri dhe mediat janë vetë fajtore.

Po nuk u tha që raportet ndërkombëtare aludojnë për ndërhyrje të qeverisë në ligjin për media.

Deputetë e ministra po lëshojnë akuza, linçime, e poshtërime çdo ditë. Mediat përballen me krizë financiare e mungesë të thellë të qëndrueshmërisë.

5. Gjithashtu u tha ‘ska krizë institucionale, mirë jemi’.

Qitu spo them kurgjo, hera e 14 sot nuk po zhbllokohet kuvendi e kaluan mbi tre muaj pas zgjedhjeve, vendi ende në krizë është. Le te vlerësojnë njërëzit nëse kjo është situatë normale apo jo.