Eksperti i sigurisë, Drizan Shala ka reaguar pas videos së publikuar të një personi që shihet duke e grisur librin e shenjtë të myslimanëve, Kur’anin.
Shala përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, shkroi se rasti duhet të hetohet pa emocione nga organet e sigurisë, shkruan Klankosova.tv
Kjo duhet të bëhet pasi sipas tij, në aspektin teorik lufta e shërbimeve inteligjente që përdorin besimin fetar për të përçarë një popull është një temë shumë e ndjeshme dhe komplekse, që ka ndodhur dhe ndodh edhe në kontekste moderne.
“Kjo strategji ka qenë përdorur nga disa shtete dhe grupe, duke përfituar nga tentative për ndasitë fetare dhe për të arritur qëllime të ndryshme politike, ushtarake apo ideologjike”, shkroi ai.