Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi, ka theksuar se ekzistojnë mjaftueshëm prova që të hapet një hetim ndaj Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për veprën penale të sabotimit.
Ai i referohet 21 dështimeve që kanë ndodhur gjatë procesit të krijimit të institucioneve të Kuvendit dhe Qeverisë, të cilat sipas tij, janë mjaftueshëm për të ngritur dyshime të arsyeshme dhe për të hapur një procedurë hetimore.
“Nëse marrim parasysh faktin e deklarimëve publike të udhëheqësve të subjekteve politike tē cilat përfaqësohen në kuvend, deklarime të cilat paraprakisht konstatojnë përsëtitjën qendrimeve të tyre, atëher kujtojmë me vetëdije dhe me dashje është duke kryer vepra penale e Sabotimit, andaj Prokuroria Speciale e Kosovës, sipas detyrimevëve ligjore, duhet filloj sa më parë hetime”, thuhet ndër të tjera në shkrimin e tij.
Në këtë kontekst, ai ka kërkuar që Prokuroria të fillojë sa më parë hetimet për të verifikuar nëse ka pasur sabotim të qëllimshëm dhe të pastrojë çdo dyshim që mund të ketë lidhje me dështimet e krijimit të institucioneve. /Insajderi.org/