Njohësi i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti është shprehu i shqetësuar për ndezjen e zjarreve në pyje.
Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, ai ka ngritur pikëpyetje se kush po i ndez zjarret në pyje.
“Jashtëzakonisht shqetësuese lajmet për zjarret e shumta pyjore, që po ndodhin ditëve të fundit në vise të ndryshme të Kosovës, e sidomos në Bjeshkët e Deçanit. Në shumicën e rasteve faktori njeri është shkaktari kryesor”, shkroi Ahmeti.
Ndërkaq, ai bëri thirrje që të mos ndizen zjarre pasi po digjen pyje të tëra e po rrezikohen jeta e njerëzve.