Klubi i Ligës Premier, Manchester Unitedi thuhet se po mendon largimin e plotë 10 lojtarëve gjatë verës së këtij viti.
Sipas Manchester Evening News, Unitedi shpreson të zhvendosë të paktën 10 lojtarë të ekipit të parë për të mbledhur fonde për transferime të reja.
Jonny Evans dhe Tom Heaton pritet të tërhiqen në fund të sezonit, ndërsa Christian Eriksen dhe Victor Lindelof do të lirohen si lojtar të lirë.
United shpreson gjithashtu të kthejë huazimet e Marcus Rashford, Antony dhe Jadon Sancho në marrëveshje të përhershme për të fituar para.
Mesfushori Casemiro gjithashtu do të jetë në dispozicion për transferim nga klubet evropiane apo të Arabisë Saudite.
Ka të ngjarë të ndodhin më shumë largime, me shumë kandidatë të theksuar në raportin e mediumit anglez.
Altay Bayindir përballet me një të ardhme të pasigurt, Tyrell Malacia është një tjetër i huazuar që mund të largohet përgjithmonë nga United, ndërsa shitja e Kobbie Mainoo dhe Alejandro Garnacho do të ishte më e dobishme për qëllimin e përmbushjes së rregullave të PSR.