Tre shtetasit e Shqipërisë, përfshirë një zyrtar policor shqiptar, të cilët u kapën me një milion euro kesh në Merdarë muajin e kaluar, do të shkojnë në paraburgim.
Aktvendimi për caktimin e masës së sigurisë ndaj tre të dyshuarve ka marrë formë të prerë të mërkurën, raporton Paparaci.
Gjykata e Apelit ka nxjerrë sot vendim përmes të cilit e ka ndryshuar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, i cili i la të lirë tre të dyshuarit Aurel Kaziu, pjesëtar i Policisë së Shqipërisë, dhe Ardit Laska dhe Edmir Ahmagjokaj. Tre të dyshuarit janë shtetas të Shqipërisë.










