GazetaDemos ka raportuar se Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona të nacionalitetit serb të shtunën në Gjakovë.
Siç raportoi Demos, atyre iu gjetën armë pa leje e madje edhe një shumë parash, ndërsa të njejtit fillimisht ishin të dyshuar që mund të kenë lidhje me BIA-në serbe.
Burimet e gazetës kanë bërë të ditur edhe identitetin e tyre, si më poshtë:
Nemanja Vamovic – viti i lindjes (1982)
Pavle kragovic – viti i lindjes (1990)
Branko rakic – viti i lindjes (91978
Milan Stevic – viti i lindjes (1982)
Rasti është konfirmuar edhe nga Qeveria e Kosovës, përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook ku njofton se me kërkesë të kryeministrit Kurti sot u mbajtë një mbledhje e Këshillit të Sigurisë së Kosovës.
”U raportua dhe diskutua për gjendjen e përgjithshme të sigurisë me theks te planet destabilizuese dhe ndërhyrjet kriminale të Serbisë. Më 1 prill pas mesnate u sulmua me dy granata dore zyra e Postës së Kosovës në Zveçan, nga të cilat njëra shpërtheu. Zyra e Postës në Zveçan është riparuar plotësisht dhe tani vijon normalisht dhënia e shërbimeve publike atje. Kur kësaj i shtojmë edhe arrestimin e mbrëmshëm të katër ‘pelegrinëve’ serbë në Gjakovë – nga të cilët njëri ishte toger i policisë së Serbisë e tjetri kapiten i ushtrisë së Serbisë, dhe krejt çfarë u është konfiskuar atyre – kërkohet që të gjitha institucionet dhe mekanizmat e shtetit ta mbajnë lart vëmendjen dhe gatishmërinë”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.