Mesditën e sotme, në lagjen “Dardania” në Prishtinë është plagosur me armë zjarri, N.Qafleshi.
IndeksOnline kishte raportuar në kohë reale për këtë plagosje, ndërsa tani ka siguruar edhe pamjet ekskluzive kur i dyshuari nxjerr revolen dhe e qëllon nga prapa në këmbë viktimën.
I dyshuari, siç shihet edhe në video, e përcjellë viktimën i cili lëvizte në rrugën “Xhemajl Mustafa” dhe nga një afërsi e qëllon.
Ndonëse i plagosur, viktima qëndron në këmbë për një kohë derisa kalimtarët i rekomandojnë të shtrihet në rrugë dhe i ofrojë ndihmën e parë mjekësore.
Ende nuk dihen motivet që kanë quar të dyshuarin te kryej këtë vepër në mes të ditës, pa u trembur.
Policia dhe autoambulanca menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë marrë me rastin.
Policia ka thënë se kanë nisur një hetim intensiv për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin.
Deri tani ende nuk ka informacion nëse i dyshuari është arrestuar./IndeksOnline/