Është ekstraduar i dyshuari kryesor për masakrën në Krushë të Vogël.
Indeksonline kanë njoftuar se me kërkesë të Ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahirit drejtuar autoriteteve hungareze, sot është ekstraduar nga Hungaria për në Republikën e Kosovës, serbi i dyshuar kryesor për krime lufte ndaj popullatës civile dhe masakrën e Krushës së Vogël.
I dyshuari me inicialet M.P., tani ndodhet në duart e autoriteteve kosovare dhe ndaj tij do të merren masat konform ligjeve në fuqi.
Burimet e Indeksonline njoftojnë se ky është rasti i parë i ekstradimit që është rezultat ekskluziv i punës së institucioneve vendase të sistemit të drejtësisë.