Situatë e tensionuar raportohet nga Turqia ku jashtë Gjykatës së Stambollit, mijëra mbështetës të kryetarit të bashkisë, Ekrem Imamoglu, janë përplasur me forcat e policisë.
Pavarësisht ndalimit të protestave deri më 27 mars, demonstruesit vazhduan të qëndrojnë jashtë gjykatës duke brohoritur pro Imamoglus, ndërsa policia u përpoq t’i shpërndante me ujëhedhës dhe dronë mbikëqyrës.
Mbi 5,000 forca policore u dislokuan për të ruajtur rendin, duke rrethuar gjykatën me masa të rrepta sigurie.
Kryetari i bashkisë, i arrestuar nën akuzat për korrupsion dhe lidhje me terrorizmin, i cilësoi këto pretendime si të pabaza dhe të motivuara politikisht.
Ndërkohë, mijëra qytetarë janë mbledhur edhe pranë bashkisë së Stambollit për të protestuar kundër qeverisë së Erdogan-it.
Kujtojmë që Ekrem Imamoglu u mor në pytje të premten dhe të shtunën edhe në polici në lidhje me akuzat e ngritura ndaj tij.