Ekrem Elshani, kandidati i Iniciativës Qytetare “Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin”, renditet ndër më të votuarit deri tani për Kuvendin e Komunës së Drenasit.
Sipas rezultateve aktuale, nga 28 kuti të numëruara (nga gjithsej 73) , Elshani ka marrë 449 vota, duke u pozicionuar menjëherë pas bartëses së listës, Laureta Thaçi, e cila prin me 3,859 vota.
Ky rezultat e bën Ekrem Elshanin një prej kandidatëve më të suksesshëm në listën fituese, duke reflektuar besimin e qytetarëve në angazhimin dhe kontributin e tij për komunën e Drenasit.