Liverpool bëhet gati të shesë Luis Diaz. Me blerjen spektakolare të Ekitike, klubi anglez duhet të shesë disa lojtarë dhe kolumbiani ka oferta.
Nicolo Schira raporton se Bayern po përgatit ofertën e tretë për sulmuesin anësor të “Të kuqve”, plot 75 mln euro. Luis Diaz ka rënë dakord me bavarezët për një kontratë të vlefshme deri në 2030.
Oferta e parë e Bayern ishte 52 mln euro. Liverpool refuzoi. Oferta e dytë ishte rreth 67 mln euro, sërish e refuzuar. E treta, e vërteta?
The post Ekitike u ble, tani Liverpool shet yllin e skuadrës për 75 mln euro? appeared first on Telesport.