Pas golit në ndeshjen e kthimit të 1/8-ave të Champions League mes Liverpool-it dhe Galatasaray, Hugo Ekitiké shprehu entuziazmin. Fitorja e thellë 4-0 e bëri disi edhe euforik: “Mund të fitonim 10-0. Shpërdoruam disa raste, por gjithsesi luajtëm mirë, mund të jemi krenarë për veten”.
Tani skuadra e Arne Slot do të përballet në çerekfinale me PSG, ish-skuadrën e Ekitiké, ku ai nuk pati shumë hapësira. Megjithatë, nuk e sheh si rast për “hakmarrje”: “Nëse kërkoj revansh? Jo, PSG është një klub që e dua ende shumë. Është fantastike të përballem me të në këtë fazë”.
Vitin e kaluar, dy skuadrat u përballën po në 1/8 finale. Në ndeshjen e parë në Paris, Liverpool-i fitoi në mënyrë të pabesueshme, me goditjen e vetme në portë, falë pritjeve të shumta të Alisson. Në kthim, Donnarumma shpëtoi PSG-në dhe e çoi ndeshjen te penalltitë me golin e Dembele, ku më pas ishte sërish vendimtar.
The post Ekitike “poshtëron” Galatasaray: Mund ta mundnim 10-0, jo për “hakmarrje” ndaj PSG-së appeared first on Telesport.










