‘Ekipi i tij ishte në lot’: Këshilltari për siguri kombëtare rrëfen momentin kur e përzënë Zelenskyn

Këshilltari për siguri kombëtare, Mike Waltz ka rrëfyer momentin kur i tha presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky se duhet ta lë Shtëpinë e Bardhë, pas përplasjes në Zyrën Ovale me presidentin Donald Trump.

Siç raporton CNN, Waltz në një intervistë të shtunën ka thënë se të dyja palët janë vendosur nëpër dhoma të ndryshme pas largimit të mediave.

Më pas, ka treguar se ai, sekretari i Shtetit, Marco Rubio dhe zyrtarë të tjerë të lartë “kanë këshilluar presidentin – kryesisht në mënyrë unanime kanë këshilluar presidentin – që pas asaj fyerje në Zyrën e Ovale, nuk e shohim se si mund të ecim përpara, dhe se çdo veprim i mëtejshëm vetëm do të çonte prapa nga ky moment”, transmeton Nacionale.

Waltz ishte ai që i ka dërguar mesazhin Zelenskyt se “nuk është më i mirëpritur”.

Pyetur nga “Fox News” nëse Zelensky “e ka njohur” atë që sapo kishte ndodhur, Waltz citohet se ka thënë, “Jo. Sinqerisht, ekipi i tij e dinte. Ambasadorja e tij dhe këshilltari i tij ishin praktikisht – mendoj, ishin praktikisht në lot duke dashur që kjo të ecte përpara. Por Zelensky ishte ende argumentues”.

“Koha nuk është në anën tënde këtu. Koha nuk është në anën tënde në fushën e luftës. Koha nuk është në anën tënde sa i përket situatës në botë, dhe më e rëndëshmja, ndihma amerikane dhe tolerance e taksapaguesve nuk është e pakufizuar” – Waltz i ka thënë Zelenskyt.