Ekipi i Musk po heton rrjedhjen e bisedave “sekrete” në Signal

“Elon Musk ka ofruar të vendosë ekspertët e tij teknikë për të kuptuar se si ky numër u shtua pa dashje përsëri në bisedë për të marrë përgjegjësinë dhe për të siguruar që kjo të mos ndodhë më kurrë”.

Sekretarja e shtypit për Shtëpinë e Bardhë, Karoline Leavitt konfirmoi se ekipi i Elon Musk po heton se si kryeredaktori i The Atlantic u shtua në chat-group që diskutonte një sulm ushtarak në Yemen.

“Sa i përket pyetjes suaj origjinale se kush është në krye, duke parë fillin e mesazheve: këshilli i sigurisë kombëtare, zyra e këshilltarit të Shtëpisë së Bardhë dhe gjithashtu, po, ekipi i Elon Musk”, tha ajo gjatë një konference për shtyp.

“Elon Musk ka ofruar të vendosë ekspertët e tij teknikë për të kuptuar se si ky numër u shtua pa dashje përsëri në bisedë për të marrë përgjegjësinë dhe për të siguruar që kjo të mos ndodhë më kurrë”, shtoi Leavitt.

Ajo tha gjithashtu se aplikacioni i mesazheve Signal, ku zyrtarë të lartë të administratës Trump ndanë aksidentalisht planet ushtarake në një grup që përmban një gazetar, është një aplikacion i miratuar.

Leavitt tha se Signal është shkarkuar në telefonat e qeverisë në Pentagon, Departamentet e Shteteve dhe Agjencinë Qendrore të Inteligjencës.