Ejupi: Operacioni që e ka monopolin e blen megavatin 20 euro, e shet 250

Drejtori ekzekutiv i Institutit për Politika Zhvillimore Indep, Burim Ejupi, ka folur sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka folur në lidhje me kalimin e bizneseve në treg të hapur energjetik.

Ejupi shpjegoi edhe se çka përmban udhëzuesi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë sa i përket kësaj çështje.

Ai tha se operatori i cili e ka monopolin e ofrimit (shitjes) së energjisë elektrike, ofron çmime fiks për një vit.

“Nëse një biznes prodhues funksionon me vetëm një ndërrim të punës. Por, nëse një biznes funksionin vetëm deri në ora 17:00, i njoh dy apo tri biznese që funksionojnë deri në ora 17:00 por duhet të hyjnë në treg të lirë, atëherë i bie që operatori e blen 20 euro megavatin dhe ia shet 250”, deklaroi ai në Klan Kosova.