Egli Tako: Kështu jam unë me të mirat dhe të këqijat, ky është Big Brother-i im

Egli Tako është në garë me Laert Vasilin për t’u shpallur finalisti i dytë i këtij edicioni të Big Brother.

Në një bisedë me Joz Markun, ajo thotë se nuk e ka problem që mund të ketë dalë keq.

Tutje banorja tha se e tillë është me të mirat dhe me të këqijat që gëzon si njeri.

Egli Tako (Foto: Instagram)

Konkurrentja thekson se ky është Big Brother-i i saj dhe se nuk do të ndryshonte, pasi njerëzit e kanë parë të vërtetën.

“Nuk ka problem edhe nëse kam dal keq në një moment, me u kuptu në një moment tjetër. Kur të dalësh do e shohësh. Unë e kam fituar gjënë time, më është njohur e vërteta kaq ka rëndësi për mua”, u shpreh ajo.

Egli Tako (Foto: Instagram)

Mes tjerash shtoi: “Kështu jam unë me të mirat dhe të këqijat e mia. Ky është Big Brother-i”.

Pritet të shihet mes tyre se kush do të shpallet finalisti i radhës i Big Brother.