Egli Tako vetëm pak ditë më parë solli këngën e re të titulluar “Jetë”.
Ky rikthim i ish-banores së Big Brother VIP Albania 4 u mirëprit dhe mori reagime të shumta pozitive.
Ndërkohë, ajo po vazhdon punën për projekte të tjera, ku po fliten edhe disa bashkëpunime.


E një të tillë do ta sjellë edhe me Filloreta Raçin – Fifin, kurse artistin/en tjetër nuk e bëri të ditur.
“Kush na e ka bërë fotografinë kush, së shpejti. Fifi x Egli x?”, thuhet në postim.
Egli tani ka bashkëpunëtore të ngushtë Fifin dhe një pjesë të kohës po e kalon në Kosovë.
Pritet të shihet në vazhdim se çfarë po përgatitin për publikun e fansat e tyre. /Telegrafi/