Egli publikon buqetë trëndafilash me mesazhesh të fshehtë, kush ia dhuroi?

Këngëtarja e njohur Egli Tako është mjaft aktive në rrjetet sociale.

Pak orë më parë, ajo ka ndarë me ndjekësit disa imazhe ku shihet duke pranuar një buqetë me trëndafila. Por një detaj nuk i ka shpëtuar syrit të fansave në njërën nga lulet, Egli ka mbuluar kartolinën shoqëruese, shkruan “Kosovarja”.

Ky veprim ka ngjallur reagime dhe kuriozitet në rrjet, me shumë ndjekës që pyesin: Kush është personi që i ka dërguar dhuratën?

Por këtë Egli ka vendosur të mbajë private.