Egli përlotet nga ky veprim i papritur

Këngëtarja dhe ish-banoria e ‘Big Brother VIP Albania’ Egli Tako, ka ndarë së fundmi një postim emocionues me ndjekësit e saj.

Ajo ka treguar se ka marrë disa dhurata nga fansat, por njëra prej tyre e preku veçanërisht, që ishte një libër i mbushur me kujtimet më të bukura nga përvoja e saj në “Big Brother”.

Ky gjest i veçantë dhe plot ndjenjë e emocionoi aq shumë Eglin, saqë nuk i përmbajti dot lotët, shkruan “Kosovarja”.

Në reagimin e saj, ajo theksoi “Nga të gjithë librat që kam lexuar, s’kam qarë me asnjë si me këtë.”