Egli dhe Gjesti “thyejnë akullin” me puthje nën batanije, Danja dhe Loredana i përgjojnë

Pas javësh të tëra ulje e ngritje në marrëdhënien e tyre, duket se mes Eglit dhe Gjestit po fryjnë erëra më të ngrohta.

Edhe pse Egli, pas rikthimit në shtëpi, u tregua mjaft e rezervuar ndaj Gjestit dhe shpesh u pa në distancë emocionale, gjërat kanë marrë një kthesë krejt tjetër natën e kaluar.

Të dy u panë duke ndarë shtratin, dhe jo vetëm kaq – ata nuk i rezistuan më afërsisë dhe nisën të shkëmbejnë puthje plot dashuri.

Foto: Screenshot/Instagram

Një moment që i habiti edhe banorët e tjerë, të cilët e kishin ndjekur me shumë kuriozitet dinamiken e tyre të çuditshme.

Por, si për ta bërë skenën edhe më të ëmbël dhe gazmore, Danja dhe Loredana vendosën t’i vëzhgojnë.

Foto: Screenshot/Instagram

Të dyja shkuan ngadalë pranë krevatit dhe nisën t’i përgjojnë nga sipër, duke u përpjekur të mos bëjnë zhurmë.

Por, sapo Egli dhe Gjesti i kuptuan, shpërthyen të gjithë në të qeshura, duke kthyer momentin romantik në një skenë të lezetshme që i dha jetë mbrëmjes në shtëpi.