“Efekti” Mourinho, ylli i madh i Premier League drejt transferimit surprizë te Benfica

Në çdo ekip që ka drejtuar në karrierën e tij, Jose Mourinho ia ka dalë të bindë emra të njohur për t’iu bashkuar atij. Këtë gjë po bën edhe tani te Benfica.

Mediet portugeze zbulojnë se Benfica ka siguruar thuajse që tani përforcimin e parë të madh për sezonin e ri: Bernardo Silva. Mesfushorit portugez i skadon kontrata në fund të këtij sezoni dhe do të largohet si lojtar i lirë nga Man. City.

Edhe pse për 32-vjeçarin ka interes të madh në Premier League, por edhe në ligat e tjera elitare dhe klubet e njohura si Barcelona, PSG etj, destinacioni i ri i Bernardo Silva do të jetë pikërisht Benfica.

Portugezi ka qenë edhe më parë pjesë e Benfica, por pa arritur të lërë gjurmë. Një nga arsyet pse dëshiron të rikthehet te Benfica është padyshim edhe prania e trajnerit Jose Mourinho, i cili duket se ka qenë vendimtar për të bindur Bernardo Silva-n për të zgjedhur pikërisht Benfica-n.

The post “Efekti” Mourinho, ylli i madh i Premier League drejt transferimit surprizë te Benfica appeared first on Telesport.