Efekti “domino”. Atletico “prenoton” sulmuesin e PSG-së, Sortloth zëvendësuesi i Vlahovic

Gazetari Matteo Moretto, por edhe burime të tjera, bëjnë me dije se Atletico Madrid do të transferojë në verë sulmuesin e PSG-së, Goncalo Ramos. Edhe pse kontrata e portugezit skadon në vitin 2028 me klubin parizien, ai pritet të largohet në verë, duke qenë gjithmonë një zgjidhje e dytë për trajnerin Luis Enrique.

Në anën tjetër, Atletico Madrid e sheh Goncalo Ramos si partnerin e duhur në sulm për Julian Alvarez. Ardhja e sulmuesit portugez do thotë largim me patjetër i Alexander Sorloth.

Norvegjezi ka shënuar 8 gola në 28 ndeshje në të gjitha kompeticionet, te “Colchoneros” nuk janë aspak të lumtur me rendimentin e tij. Destinacioni i ri i Sorloth mund të jetë Juventusi, që është në kërkim të një sulmuesi të ri, pasi Dusan Vlahovic do të largohet në verë si lojtar i lirë.

The post Efekti “domino”. Atletico “prenoton” sulmuesin e PSG-së, Sortloth zëvendësuesi i Vlahovic appeared first on Telesport.