Mbi 500 ditë pas zotimit të guximshëm (“nuk do t’i pres flokët derisa ‘Djajtë e Kuq’ të fitojnë 5 ndeshje radhazi”), Frank Ilett, tifozi i Manchester United që është bërë “viral” në rrjetet sociale (me mbi një milion ndjekës), është realisht një hap larg… berberit; fiks 90 minuta.
Që nga ardhja e Michael Carrick në pankinë, Manchester United ka marshuar plot ritëm: fitore radhazi ndaj City, Arsenalit, Fulhamit dhe Tottenhamit. Sonte do të luajë në transfertë me West Ham për të konsoliduar zonën Champions dhe, njëkohësisht, për t’iu dhënë fund “flokëve simbol” të tifozit që është kthyer në ikonë të periudhës së vështirë të klubit.
Pritja rritet orë pas ore, rrjetet sociale ziejnë dhe madje kanë dalë edhe kuota bastesh. ‘Betsson’ dhe ‘Starcasinò’, të vetmit operatorë që kanë hapur tregun, e kuotojnë prerjen e flokëve të tij me 1.76.
The post Efekti Carrick dhe… baste për flokët e tij “viralë”; tifozi i Manchester United është 90 minuta larg berberit appeared first on Telesport.










