Sulmuesi i Kosovës, Edon Zhegrova, mund të jetë gati për një hap të ri në karrierën e tij, këtë herë në elitën e futbollit italian.
Sipas raporteve të fundit, Zhegrova e ka informuar presidentin e klubit Lille, Olivier Letang, se nuk planifikon të rinovojë kontratën e tij.
Kontrata e tij aktuale me Lille përfundon në verën e vitit 2025, dhe klubi francez kërkon rreth 40 milionë euro për të liruar sulmuesin kosovar.
Mediumi italian “Calciomercato” raportoi të hënën se drejtori sportiv i Napolit, Giovanni Manna, është në negociata të avancuara me menaxherin e Zhegrovës për një transferim të mundshëm në Serie A.
Nëse kjo marrëveshje realizohet, Zhegrova do të bashkohet me skuadrën napolitane, duke shtuar një dimension të ri në sulmin e tyre, ku po vërehen mungesa.
Zhegrova aktualisht po përballen me një lëndim që nga muaji dhjetor. Ndeshja e tij e fundit në kampionatin francez ishte kundër Marseilles më 14 dhjetor.
Deri më tani, ai ka shënuar 8 gola dhe ka ofruar 2 asistime në 21 ndeshje në të gjitha garat, duke treguar një formë të qëndrueshme përpara se të lëndohej.