Edhe pse është përfolur shumë për një transferim të mundshëm në Serie A, ku është përmendur shumë emri i Napolit, e ardhmja e Edon Zhegrovës mund të jetë në Superligën turke.
Media turke Sporx, raporton se është Fenerbahce që ka hyrë fuqishëm në garë për të siguruar shërbimet e yllit të Kosovës. Klubi i drejtuar nga Jose Mourinho raportohet se po përgatit ofertën e parë rreth 20 milionë euro, ndërkohë që Lille e vlerëson fantazistin shqiptar 25 milionë euro. Trajneri portugez e pëlqen shumë Zhegrovën dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit të bëjnë të mundur transferimin e tij.
Ditët në vijim, pritet të shtohen bisedimet mes dy klubeve, por ajo që mund të thuhet me siguri të plotë është se Edon Zhegrova sezonin e ri nuk do të jetë lojtar i Lille. Anësori shqiptar i ka bërë të ditur klubit francez se dëshiron të largohet dhe për momentin Fenerbahce duket se është pista më e mundshme.
The post Edon Zhegrova drejt transferimit në Superligën turke, oferta e parë 20 milionë euro appeared first on Telesport.